Aksident në aksin Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

Kliko per me shume info

aksident-tr-drTre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec.
Burime nga polica bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Libonikut” është përfshirë në aksident një automjet tip “Benz”, me targa KO 62 06 B, me drejtues shtetasin A.G., 43 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili është përplasur me mjetin tip motoçikletë “Lifan” pa targa me drejtues shtetasin, A.H., rreth 50 vjeç, edhe ky banues në Libonik, Maliq.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar, së bashku me një pasagjer në motor, shtetasi D.H., 23 vjeç. Të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here