AKP shpjegon procedurën e aplikimit për universitet

Kliko per me shume info

146962375927716_MATURANTET_15_11APK shpjegon procedurën e aplikimit për universitet për 41 mijë maturantët. Si fillim, maturantët duhet të shkarkojnë më parë nga portal I Agjensisë Kombëtare të Provimevenjë faturë me anë të së cilës duhet të paguajnë në banka të nivelit të dytë 2000 lekë dhe këtë mandat pagese ta paraqesin në drejtorinë e shkollës ku kanë mbaruar maturën me qëllim që t’u përllogaritet mesatarja. Këtë veprim mund ta kryejnë që tani, ndërkohë që duke nisur nga data 29 do të mund të bëjnë aplikimin online edhe nëse janë duke pushuar jashtë Shqipërisë, mjafton të respektojnë datën e përcaktuar në kalendar në qarkune tyre. “Nëse e neglizhojnë këtë hap të parë të procesit, maturantët e kanë të pamundur të regjistrohen sepse nuk u është futur mesatarja në sistem. Ndryshe nga vitet e tjera, nuk aplikohet vetëm për institucionet e arsimit të lartë publik, por edhe për ato jopublike”, thotë drejtori I Bazës së të Dhënave në APK, Arben Fagu.

Aplikimi nis në datën 1 gusht me qytetin e Tiranës, për të përfunduar më pas në datën 10 me Qarkun e Kuksit.
Në portal mund të aplikojne për në universitet vetëm maturantët që kanë mesataren mbi 6. Ata me mesataren nën 6 mund të aplkojnë për programe mësimore profesionale.
“Ne kemi detyrim që pasi të bëjnë aplikimet, nga baza e të dhënave marrim rezultatet për të gjitha lëndëve dhe viteve, plus mesataren e cdo viti, mesataren e lëndëve dhe provimeve dhe u çojmë bazën e të dhënave universiteteve, që në bazë të formulave të tyre bëjnë rënditjen“- shprehet Fagu.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here