Ja çfarë thotë De Biasi për transferimin e Arlind Ajetit te Torino

Kliko per me shume info

debiasiiiiiFutbollistë të Kombëtares dhe trajneri Gianni De Biasi kanë vlerësuar kalimin e Arlind Ajetit nga Frosinone te Torino.
Trajneri është kontaktuar nga “Panorama Sport” për një prononcim të shkurtër në lidhje me transferimin Ajetit te Torino, për faktin se sa do të përfitojë Kombëtarja:

“Ajeti ka një të ardhme të madhe përpara. Transferimi te Torino, pas një gjysmë sezoni të mirë me Frosinonen, do ta maturojë akoma edhe më shumë. Kjo, për vetë faktin se Torino është një ekip që lufton gjithmonë në mesin e sipërm të tabelës dhe për Kombëtaren do të jetë një garanci më shumë në repartin e prapavijës”, u shpreh De Biasi.

Kliko per me shume info

Pak ditë më parë Ajeti firmosi një kontratë trevjeçare me Torinon, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti thuhet se do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here