Fushatë e re për Kuponin Tatimor, Ahmetaj letër inspektorëve

Aktualitet

ahmetaj2016Kur kanë mbetur 2 ditë nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese për kuponin tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, ku i fton ata të jenë bashkëpunues me biznesin, duke iu rikujtuar se mungesa e modestisë nga ana e tyre përbën armikun kryesor të suksesit të institucioneve.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm, se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, vulgariteti dhe mungesa e modestisë janë armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. “Mos harroni për asnjë moment, që sado gabim të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të risqeve që ka ndërmarrë ndër vite”.

Ligji, vijon letra e ministrit Ahmetaj, është platforma jonë. Detyra jonë, thotë ai, është të jemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, por jashtëzakonisht shumë modest dhe bashkëpunues me biznesin, sepse në këtë betejë ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.

Duke sjellë në vëmendje faktin që fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit, Ahmetaj sqaron se beteja është të kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Më tej, ai ndalet në disa nga rezultatet e 6-mujorit të parë, të cilat ministri i cilëson të suksesshme. “Ekonomia e ka lënë prapra krizën dhe ka hyrë tashmë në një trend të pakthyeshëm të konsolidimit të rrijes ekonomike, e cila në 3-mujorin e pare te vitit ishte pranë 3 %. Të ardhurat e 6-mujorit janë rritur konsiderueshem në raport me vitin 2015 dhe kanë shënuar një performancë të kënaqshme në raport me planin”, thotë ministri. Për arritjen e këtë rezultateve ai vlerëson edhe punën e bërë prej tyre.

Ahmetaj shprehet se qasja e re, e provuar tashmë në terren, e fazës së dytë të anti-informalitet, me një fokus të posaçem tek platforma e riskut dhe platforma informatike e komunikimit me sipërmarrjen për dhjetra fenomene të ndryshme risku, ka funksionuar.

Sikurse u bë e ditur para disa ditesh nga ministri Ahmetaj, duke filluar nga dita e hënë, datë 1 gusht, ministria e Financave dhe Administrata‎ Tatimore do të nisin një fushatë edukuese dhe ndërgjegjësuese me sipërmarrjen dhe qytetarët për kuponin tatimor.

Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon

ME TE LEXUARAT