Fushatë e re për Kuponin Tatimor, Ahmetaj letër inspektorëve

Kliko per me shume info

ahmetaj2016Kur kanë mbetur 2 ditë nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese për kuponin tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, ku i fton ata të jenë bashkëpunues me biznesin, duke iu rikujtuar se mungesa e modestisë nga ana e tyre përbën armikun kryesor të suksesit të institucioneve.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm, se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj.

Kliko per me shume info

Sipas tij, vulgariteti dhe mungesa e modestisë janë armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. “Mos harroni për asnjë moment, që sado gabim të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të risqeve që ka ndërmarrë ndër vite”.

Ligji, vijon letra e ministrit Ahmetaj, është platforma jonë. Detyra jonë, thotë ai, është të jemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, por jashtëzakonisht shumë modest dhe bashkëpunues me biznesin, sepse në këtë betejë ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.

Duke sjellë në vëmendje faktin që fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit, Ahmetaj sqaron se beteja është të kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Më tej, ai ndalet në disa nga rezultatet e 6-mujorit të parë, të cilat ministri i cilëson të suksesshme. “Ekonomia e ka lënë prapra krizën dhe ka hyrë tashmë në një trend të pakthyeshëm të konsolidimit të rrijes ekonomike, e cila në 3-mujorin e pare te vitit ishte pranë 3 %. Të ardhurat e 6-mujorit janë rritur konsiderueshem në raport me vitin 2015 dhe kanë shënuar një performancë të kënaqshme në raport me planin”, thotë ministri. Për arritjen e këtë rezultateve ai vlerëson edhe punën e bërë prej tyre.

Ahmetaj shprehet se qasja e re, e provuar tashmë në terren, e fazës së dytë të anti-informalitet, me një fokus të posaçem tek platforma e riskut dhe platforma informatike e komunikimit me sipërmarrjen për dhjetra fenomene të ndryshme risku, ka funksionuar.

Sikurse u bë e ditur para disa ditesh nga ministri Ahmetaj, duke filluar nga dita e hënë, datë 1 gusht, ministria e Financave dhe Administrata‎ Tatimore do të nisin një fushatë edukuese dhe ndërgjegjësuese me sipërmarrjen dhe qytetarët për kuponin tatimor.

Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon

Kliko per me shume info
SHARE

3 COMMENTS

  1. O ministri jan i dashur po ketyre kanabistave a trafikanteve pse nuk ju vini taksa jam i sigurt qe do mblidhni nje shum minimale prej 1 miliard Erosh ne rask se i taksoni aktivitetin gangsterreve dhe mafjozeve, edhe ata punojn ne te zez dhe duhet te behen pjes e informalitetin si te gjith ne qe jemi duke vdekur…

  2. Sipas Ministrise se Financave fushata do te shtrihet ne te gjithe vendin, me nje fokus te vecante ne zonat turistike per shkak te perqendrimit me te madh te aktivitetit te biznesit dhe pushuesve ne kete sezon. Dy dite para fillimit te fushates, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i eshte drejtuar administrates tatimore dhe inspektoreve te terrenit me nje leter te hapur, per pritshmerite e tij nga kjo fushate, komunikimin dhe edukimin e sipermarrjes dhe qytetareve, modestine dhe profesionalizmin e inspektoreve ne terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here