Adoleshenti vrau veten, ja çfarë thonë familjarët për të

Aktualitet

policia2015Adoleshenti E.Poçka, banues në fshatin Podgorie të Korçës, është vetëflijuar mëngjesin e së mërkurës në dhomën e tij me armë zjarri. Sipas të dhënave, adoleshenti ka përfituar nga momenti që gjendej i vetëm në banesë, pasi prindërit e tij kishin shkuar në punë. Pasi ka marrë një pushkë që nuk dihet ende se ku e ka gjetur, i riu ka kyçur derën e dhomës dhe ka vrarë veten.

Ka qenë gjyshi i tij ai i cili ka konstatuar derën e mbyllur dhe është afruar në dritare për të parë se pse nipi kishte mbyllur derën dhe nuk përgjigjej, por është përballur me një skenë të tmerrshme. Kur ka parë adoleshentin e shtrirë dhe të mbuluar në gjak, ai ka hyrë përmes dritares në dhomë, ndërsa menjëherë ka kërkuar ndihmë për nipin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kohët e fundit kishte nisur të rrinte i mbyllur në vetvete, nuk dilte shumë, donte të rrinte vetëm në dhomën e tij dhe nuk ishte në humor, por nuk na

kishte treguar ndonjë gjë që e shqetësonte apo e mërziste. Menduam se mund të ishte i lodhur nga shkolla dhe mësimet, ndaj dhe e linim të

qetësohej”, kanë treguar në polici familjarët.

“Ne u nisëm për në punë dhe duke e parë që kohët e fundit ai sillej çuditshëm, i kërkuam gjyshit që ta kontrollonte. Ishte e tmerrshme kur na morën në telefon dhe na thanë të vinim menjëherë në shtëpi se djali nuk ishte mirë. Nuk na shkoi mendja se djalin do ta gjenim të vdekur. Nuk e dimë as ku mund ta ketë gjetur armën që na shkaktoi këtë tragjedi”, janë shprehur para grupit të ekspertëve dy prindërit e adoleshentit.

ME TE LEXUARAT