"7 ligjet e reformës", Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po prishet konsensusi

Aktualitet

meta16Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. LAjmi u be me dije prej zyrës së shtypit pranë Kuvendit, shkak për ndërprerjen e vizitës është bërë konfuzioni i krijuar lidhur me miratimin e 7 ligjeve të reformës në drejtësi, brenda këtij sesioni parlamentar.

Sipas zyrës së shtypit, z.Meta do të sqarojë konfuzionin e shkaktuar mes palëve, lidhur me miratimin në Kuvend të paketës shoqëruese të reformës në drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyra e Shtypit e Kuvendit thekson se amullia e krijuar mes palëve ditët e fundit ka për qëllim të prishë konsensusin e arritur për reformën, pavarësisht se një javë më parë u miratuan me votë unanime ndryshimet Kushtetuese.

"Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi", thuhet njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Kuvendit.

ME TE LEXUARAT