Së shpejti në treg kartëmonedha e re 50 euroshe, ja si do jetë!

Kliko per me shume info

euro-borxheBanka Qendrore Evropiane (BQE) paraqiti sot kartëmonedhën e re të 50 eurove, si masë preventive për bankënotën më të falsifikuar, raporton Reuters.

Kartëmonedhat e reja me portret të perëndeshës së Evropës – një karakter nga mitologjia greke – ka të përmirësuara karakteristikat e sigurisë, ndërsa do të lëshohet në qarkullim në prill të vitit 2017.

Kliko per me shume info

Përdorimi i 50 eurove është katërfishuar në 15 vitet e fundit. Momentalisht, në qarkullim janë 8.5 miliardë të tilla, gjë që tregon rritjen e parave të gatshme në vendet si Gjermania dhe Austria, ku shumë konsumatorë janë të kujdesshëm ndaj formave elektronike të pagesave, transmeton Telegrafi.

Gjermani mesatar, në çdo kohë, ka rreth 100 euro në portofolin e tij, ndërsa rreth 80 për qind e gjermanëve dhe austriakëve ende bëjnë blerje me para të gatshme. Kjo përqindje në SHBA është nën 40 për qind, ndërsa në Suedi nën 20 për qind.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here