Zv.ministri i Brendshëm i dënuar me 4 vjet burg, ja prokurori që i hoqi akuzën

Kliko per me shume info

zv-ministriZëvendës Ministri i Brendshëm Ilir Marko duket se eshte me precedente penale. Ai u akuzua në 2005 dhe u dënua në 2006.

Në vitin 2007 u prishën dënimet nga Gjykata e Lartë, ndërsa në 2008 Gjykata e Tiranës e ktheu dosjen në prokurori për plotësim aktesh.

Kliko per me shume info

Në vitin 2008 prokurori Dritan Rreshka u tërhoq nga akuza për Ilir Markon duke lënë në fuqi pafajësinë.

Por cfare ka ndodhur realisht?

Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, ka qenë i dënuar njehere me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo e Apelit, për trafikim makinash të vjedhura.

Ky vendim është prishur më pas nga Gjykata e Lartë dhe në përfundim prokurori i çështjes e tërhoqi akuzën, duke e liruar atë nga vepra penale.

Marko është dënuar më 16 Shkurt të vitit 2006. Ky vendim është në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, në Shtator të po atij viti, siç e shënon edhe ai vetë në formularin e vetëdeklarimit, në bazë të ligjit të Dekriminalizimit.

Më 18 Prill të vitit 2007, Gjykata e Lartë i prish dy vendimet dhe kërkon rigjykim me një tjetër trup gjykues.

Kur çështja rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Mars të vitit 2008, prokurori i çështjes Dritan Rreshka ka tërhequr akuzat.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here