Zbulohen tri akuza të reja ndaj edukatores “mizore” Anjeza Shabani

Kliko per me shume info

anjeza-shabaniKopshti “Diren”, në zonën e Saukut, tashmë është vënë në qendër të vëmendjes si pasojë e skandalit të ndodhur pak ditë më parë, ku administratorja e këtij kopshti dhunoi fëmijën 3 vjeç.

Pas këtij skandali, “STOP” ka vijuar me hetimet sa i përket këtij subjekti që administrohej nga Anjeza Shabani.

Kliko per me shume info

Përmes një shkrese drejtuar QKB (Qendrës Kombëtare të Bizneseve), “STOP” kërkoi të informohej lidhur me kopshtin “Diren”, nëse ky subjekt ka një numër Nipt-i, është i regjistruar, tatohet apo jo?

Përgjigjia e kthyer nga ky institucion ka qenë se ky subjekt nuk ka qenë i regjistruar.

Sipas të dhënave, ky kopësht prej 13 muajsh ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm.

Administratorja Anjeza Shabani, të cilës nesër do t’i jepet masa e sigurisë, përveç përballjes me akuzën për dhunim të të miturve, ajo do të përballet edhe me evazionet fiskale, shmangien e detyrimeve tatimore dhe shmangien e të ardhurave.

Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.

Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”, Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i palicensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.

Erjon Prifti: “Mbështetur në të dhënat që zotëron Administrata Tatimore në regjistrin e saj të tatimpaguesve nuk ekziston asnjë subjekt i regjistruar apo i pajisur me Nipt, i cili ka emrin tregtar të kopshtit “Diren”. Subjekti në fjalë ekziston si një objekt i paregjistruar pranë organeve tatimore. Duke kryer procedurat e investigimit fiskal për të marrë të gjithë të dhënat e mundshme mbi numrin e fëmijëve, punonjësit të cilët janë të padeklaruar, aktivitetin për sa kohë është zhvilluar, pronësia e kujt është aty ku zhvillohet aktiviteti. Pra të gjithë atë informacion të mundshëm që jep detaje mbi aktivitet ekonomik dhe tatime të papaguara në buxhetin e shtetit.”

Gazetarja: Kush ka qenë inspektor i zonës në Sauk dhe si ka mundësi që këtij inspektori nuk i ka rënë në sy një objekt kaq i madh?

Erjon Prifti: “Ne jemi duke zhvilluar investigimin e brendshëm administrativ dhe shumë shpejt do të nxjerrim përgjegjësitë nëse është zhvilluar një verifikim i territorit në atë zonë, kush kanë qenë personat dhe pse nuk e kanë evidentuar nëse në atë periudhë subjekti ka qenë në aktivitet. Shumë shpejt të gjithë ata që kanë thyer rregullat do të penalizohen administrativisht dhe nëse do të duhet edhe penalisht.”klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here