Zbardhet krimi, dëshmitari: Vrasja në Tropojë për ndeshjen Portugali- Islandë!

Aktualitet

vrasja-tropojePolicia e Tropojes ka zbardhur vrasjen ne Tropoje dhe te tre vellezerit e dyshuar kane perfunduar ne pranga. Nje deshmitar tregoi se sherri mes tyre nisi gjate ndeshjes Portugali- Islande.

Vellezerit Niklekaj u vendosen te gjithe ne pranga. Ata akuzohen per vrasjen e nje te riu ne Cernice te Tropoje.

Henerik Niklekaj u arrestua nje dite pas ngjarjes, kurse Fitim dhe Kastriot Neklekaj u kapen te fshehur bashke me armen e krimit ne nje banese ne Puke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia siguroi nje deshmitar te vendit te ngjarjes i cili ka treguar se midis viktimes Ardit Mrishaj dhe vellezerve pati nje sherr gjate ndeshjes se futbollit Portugali – Islandë.

Por me nderhyrjen e klienteve te tjere u duk sikur konflikti u mbyll. Sapo ndeshja perfundoi , njeri nga vellezit Niklekaj nxori armen dhe qelloi mbi dy shoket Mrishaj I cili vdiq ne vend, kurse Florian Qehaja u plagos.

“Kemi qenë duke ndjekur ndeshjen dhe pamë që ata nisën të grindeshin. Grindja kishte të bënte me lojën, por nuk dimë për çfarë konkretisht, pasi të rinjtë e fshatit ndërhynë dhe i ndanë ata. U duk se gjithçka u qetësua. Por në fund të ndeshjes, ne dëgjuam krisma” tha deshmitari ne polici.

Sulmi me arme zjarri ndodhi ne kohen kur Mrishaj dhe Qehaja po dilnin nga lokali per te shkuar ne shtepi.abcnews

ME TE LEXUARAT