Ja cfarë do të tregojë Xhesika Ndoj nëse kombëtarja fiton "Euro 2016"

Showbiz

xhesika-ndojaa“Nëse Shqipëria do të kalojë grupin në Kampionatin Europian të Francës, unë do të tregoj emrin e deputetit që më ofroi mardhënie”. Ky është premtimi që ka dhënë Xhesika Ndoji, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, në Vizion Plus.

Vajza e lajmeve rozë, ka thënë se do të japë inicialet e deputetit, me të cilin nuk e lidh më asgjë, duke besuar se Shqipëria do të kalojë grupin në këtë kompeticion. Lidhur me arsyet përse mediat rozë dhe portalet shkruajnë aq shpesh për të, Xhesika e krahasoi veten me dicka të ëmbël: “Unë jam si karamelja, të gjithë duan të më mbajnë në gojë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë intervistës, këngëtarja zbuloi se ka nisur një mardhënie të re dashurie me një djalë nga veriu, 31 vjec, që punon në administratën aktuale shtetërore. Sipas saj, i dashuri i ri i jep shumë besim dhe ka një mardhënie të shkëlqyer me vajzën e saj. Por pavarësisht kësaj, Xhesika vijon të këmbëngulë se nuk do të martohet ndonjëherë, por nëse kjo lidhje konsolidohet, do të mbetet vetëm si bashkëjetesë.

Lidhur me një konflikt të lindur virtualisht me dikë që në facebook qëndron pas faqes “Vipat e Bllokut”, pas publikimit të fotove të saj “hot”, Xhesika tha se do ta kapë për veshi e do e cojë në burg. Edhe pse ky person ka shkruar në faqen e Oktapodit, se nuk e administraton më prej kohësh faqen “Vipat e Bllokut”, Xhesika tha se ai gënjen nga frika dhe se do e pësojë nga nuk e pret. Ndërsa përsa i përket një puthjeje në buzë që bëri pak kohë më parë me këngëtaren kosovare Kallashi, Xhesika u shpreh se e kishte bërë kot e se ishte dridhur nga sikleti pasi është shumë kundër lezbismit dhe biseksualizmit.

ME TE LEXUARAT