Reforma në drejtësi, Xhafaj: Do kalohet në seancë. Opozita: U shkel neni 77 i Rregullores

Politikë

xhafaj2015Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullorës së Kuvendit deklaroi se Komisioni i Posacëm Parlamentar është institucion kushtetues dhe kalimi i draftit në parlament është në pëputhje me ligjin.

Xhafaj theksoi se “Kuvendi me vullnetin e tij ka ngritur një Komision të Posacëm Parlamentar përmes një procedure të posacme parlamentare për hartimin dhe propozimin, sipas vendimit 26 të vitit 2014, qe është hartimi dhe propozimi i një pakete kushtetuese dhe një pakete ligjesh për reformimin e legjislacionit në fushën e ssitemit të drejtësisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Komisioni ka përmbushur detyrën tij përsa i kërket pjesës së projektit kushtetues, ai është procesin e shqyrtimit të projektit kushtetues për t’ia kaluar seancës plenare. Natyrisht qe ka një diskutim se cila procedurë do të zbatohej, ajo që lidhej me nenin 77 apo jo të rregullores së Kuvendit”, tha Xhafaj.

Ai theksoi se “Komisionet e Posacme parlamentare janë komisione kushtetuese, qe i njeh neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë, qe autorizon ngritjen e Komisioneve të Posacme përmes rregullimeve te rregullores se Kuvendit të Shqipërisë. Ajo që propozuan me qëndrim ndryshe kologët tane te opozites ishte për ta zeruar këtë punë dhe për ta futur në një procedurë të re rutinë. Komisioni i Posacëm Parlamentar ka 20 muaj që punon dhe sot është dita të shprehet ligjvenesi dhe grupet politike”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullorës së Kuvendit, deklaroi se drafti i reformës në drejtësi po kalon në seancë plenare në shkelje të procedurave dhe nenit 77 të rregullores së Kuvendit. Ai theksoi se “Në u ndeshëm midis logjikës së përfaqesuesve të majtë dhe rregullores së Kuvendit. Neve nuk na bind llogjika e të majtëve, por logjika e rregullores, që shprehet qartë në nenin 77 të saj. Besoj se ceshtja do të kalojë ne Konferencen e Kryetarëve, qe duhet të vendose mbi bazën e rregullores”.

ME TE LEXUARAT