E thirrën në emër pastaj e qëlluan, ja si u vra pronari shqiptar i picerisë

Aktualitet

vrasja-italiNjë ekzekutim mafioz ka qene ai ku u vra në orët e vona të së dielës, Artion Shaskaj, 33-vjeçari shqiptar, pronar i një picerie në komunën e Velletrit, në Romë.

Shqiptari u qëllua nga afër nga një killer, me shumë mundesi profesionist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët në vendngjarje, kane thene se dy persona me motor iu afruan Shaskajt pranë hyrjes së picerisë, dhe e qëlluan tre herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se përpara se ta ekzekutonte, vrasësi e ka thirrur në emër shqiptarin. Në brendësi të lokalit të viktimës, gjendeshin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël, 4 dhe 5 vjeç.

Artion Shaskaj, i cili në zonë njihej me emrin Toni, ishte një person që nuk njihej për problematik në zonë.

Sipas mediave të vendit fqinj, ai gëzonte vlerësimin e banorëve të Velletrit dhe ishte një njeri paqësor. Autoritetet italiane njoftuan se momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë.

Prokuroria vijon hetimet dhe po analizon kamerat e zonës për identifikimin e autorëve të vrasjes.

ME TE LEXUARAT