Vranë oficerin e RENEA-s në Lazarat, prokuroria dërgon në gjyq 11 autorët

Kliko per me shume info

lazarati-sot_1-1-640x380Prokuroria për Krimet e Rënda njoftoi se ka përfunduar hetimet për autorët e dyshuar të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat.

Pas perfundimit te hetimeve, në gjyq janë dërguar 11 persona mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes së punonjësit të policisë dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Kliko per me shume info

Dosja është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet që të nisë shqyrtimi gjyqësor. Sipas hetimit të prokurorisë organizatorët e sulmit ndaj policisë 24 qershorin e vitit të kaluar në Lazarat ishin dy vëllezërit, Arbjon dhe Alban Aliko.

Të pandehur në këtë proces do të jenë edhe Elson Kazma,vellezërit Bajram Boçi, Elivs Boçi, Xhulio Malo, Dervish Gaba, Klodian Selimi, Oltion Prroko, Ruhan Hiraj dhe Iliaz Xhaferaj.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këta persona ishin bashkëpunëtorë në sulmin ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën Jetmir Isai dhe Perlat Hamiti.

Prokuroria sqaron se sulmi ndaj policisë kishte muaj që planifikohej me qëllim largimin e Policisë nga Lazarati dhe kthimin e fshatit në gjendjen e mëparshme, ku bëhej i mundur kultivimi i kanabisit.

Pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, u organizua një operacion i madh për arrestimin e Arbjon dhe Alban Alikos, të cilët u ndaluan tre ditë pas ngjarjes në zonën e Kardhiqit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here