Durrës, arrestohet vrasësi i anëtarit të Bandës së Lul Berishës

Kliko per me shume info

leonard-muratajPolicia e Durrësit arrestoi 22-vjeçarin, Bedri Haka, i dyshuar si autor i vrasjes së Leonard Muratajt, 51-vjeç, ndodhur në nëntor të vitit 2014.

Pesë ditë pas vrasjes së Muratajt, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bedri Hakan për akuzat e vrasjes me paramendim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare, 22-vjeçari Haka, banues në Krujë, u ndalua në ambientet e një lokali në qendër të qytetit të Durrësit.

Policia thotë se Murataj ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qene i hetuar dhe i denuar si anetar i bandes se Lul Berishes, grup kriminal i akuzuar per disa vrasje dhe trafiqe droge.

Ish- anëtari i bandës së Lulzim Berishës, u ekzekutua më 18 nëntor 2014 përpara lokalit në pronësi të tij, pranë sheshit “Liria” në Durrës. Burime nga policia tha se nuk ka pasur njoftime apo denoncim nga Murataj se ai ndihej i kërcënuar gjatë kohëve të fundit. Grupi hetimor ka mundur të zbardhë mekanizmin e vrasjes pas mbledhjes së dëshmive në vendngjarje.
Sipas tyre Leonard Murataj ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij kur dy persona e njoftuan të dilte jashtë. “I thuaj pak Nardit të dalë jashtë se e kërkon Beni”, mësohet t’i ketë thënë njëri prej autorëve kamerierit të lokalit. Ky i fundit ia çoi fjalët Muratajt, i cili nuk hezitoi të dilte. Ai u përball me dy personat vetëm pak metra larg lokalit me të cilët debatoi për rreth 10 sekonda. Sipas dëshmitarëve pas debatit, i cili zgjati pak sekonda, njëri prej personave nxori pistoletën nga xhupi dhe qëlloi gjashtë herë në drejtim të Muratajt i cili ra në tokë i gjakosur. Dy plumba e kapën atë në kokë dhe tre të tjerë në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, autorët janë parë të largohen me shpejtësi drejt bulevardit kryesor të qytetit të Durrësit, ndërsa në kokë vunë kapuça. Ata kanë ecur në këmbë për disa metra dhe më pas u larguan me një veturë me targa të Fushë-Krujës e cila i priste disa metra larg. Mjeti u gjet një ditë më pas i braktisur në Vorë, ku sipas dëshmitarëve ishte pikërisht ai që përdorën autorët. Ndërkohë që më 19 nëntor policia shoqëroi dhe mori në pyetje rreth 15 persona kryesisht nga Kruja e Fushë-Kruja.

Sipas policisë, Leonard Murataj, i njohur si kundërshtar i Lulzim Berishës, është arrestuar më 8 janar 2006 në Durrës, ndërsa u hetua në gjendje të lirë shoku i tij, Erald Bajramaj. Murataj akuzohej për pengmarrjen e Artan Ilmiut dhe vrasjen e babait të tij, Nuhiut, në vitin 1999. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi, që aktet e dosjes në ngarkim të Muratit t’ia rikthente prokurorisë për rihetim. Për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, prokuroria u detyrua ta lironte të pandehurin Murati dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij, të zhvillohen në gjendje të lirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here