Gjendet vrasësi shqiptar i çiftit britanik, ja ku u arrestua

Kliko per me shume info

vrasesi-474x324Ali Qazimaj, shtetasi shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për vrasjen e një çifti pensionistësh, është zbuluar dhe më pas arrestuar në Luksemburg.

Ai ishte zhdukur pas ngjarjes dhe u arrestua mbrëmjen e kaluar në Luksemburg.

Kliko per me shume info

Lajmin e kanë raportuar mediat britanike dhe thonë se është i konfirmuar edhe nga autoritetet policore të Luksemburgut. 42-vjeçari është dërguar në burg.

“Daily Mail” shkruan se ishte një punonjës i hostelit ku rrinte shqiptari ai që e identifikoi Qazimajn dhe njoftoi policinë.

NGJARJA

Qazimaj dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 vjeç si edhe dyshohet se është përgjegjës për zhdukjen e gruas së tij, Silvias, 69 vjeçe.

Policia britanike thotë se ka pak shpresa që gruaja e viktimës të jetë gjallë dhe në duart e Qazimajt.

viktimat

Kishte dyshime të forta se Qazimaj u arratis në Francë dhe prej andej do të tentonte të kthehej në Shqipëri.

Policia e Kentit ka gjetur automjetin e tij Citroen C3 të braktisur në portin e Doverit. Kjo ngriti dyshime se ai mund të kishte kaluar në Francë.

Policia ka arrestuar djalin e çiftit, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Qazimajt në vrasjen e tyre.

Ka dyshime se gjithçka është bërë për një apartament, që djali i çiftit kërkonte ta përvetësonte.

Dëshmitarët thonë se para vrasjes, Qazimaj kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here