Momenti kur “Daily Mail” zbulon vrasësin shqiptar që fshihej në mes të Londrës

Kliko per me shume info

Një shqiptar, i dënuar për dy vrasje është kapur në Britaninë e Madhe, ku fshihet prej 18 vitesh. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Kadri dhe Nevrus Xhetani.

Shqiptari Avni Metra 53 vjeç është përballur me gazetarë të ‘Daily Mail’, të cilët gjatë një investigimi kanë arritur ta gjejnë atë, ndërsa kjo media shkruan se policia angleze kishte dështuar në kapjen e 53-vjeçarit shqiptar. Media britanike shkruan se policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol dhe ishte arrestuar njëherë në Londër për dhunimin e një gruaje.

Avni Metrës i është dhënë një pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998 me identitet të rremë, Avdul Mekra me pretendimin se ishte refugjat nga Kosova.

Kliko per me shume info

Sipas investigimit të ‘Daily Mail’ 53-vjeçari Avni Metra ka përvetësuar para dhe përfitime duke punuar në të zezë, madje ka qenë i përfshirë edhe në disa çështje që lidhen me prostitucionin.

Në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’ duket gazetari, i cili shkon në banesën e 53-vjeçarit shqiptar dhe sapo hap derën, duken dy thika të vendosura sipër një tavoline. Gjatë bashkëbisedimit shqiptari deklaron se është nga Kosova dhe se nuk është vrasës, duke theksuar se nuk ka vrarë asnjeri, ndërsa akuzohet padrejtësisht.

Në fund të bashkëbisedimit, Metra thotë se nuk do që të kthehet në Shqipëri, ndërsa thekson se do të rrijë në Angli pas aty ka shumë para.

“Rasti Metraështë zbuluar muajin e kaluar nga prokurorët në Shqipëri, një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE. Shefat e Interpolit në Tiranë thanë se kanë kërkuar arrestimin e tij në vitin 2008, pasi ata kanë mësuar se ai ishte vendosur në Londër”, shkruan ‘Daily Mail’

Më tej ‘Daily Mail’shkruan se autoritetet shqiptare po kërkojnë të paktën gjashtë vrasës shqiptarë që jetojnë në Londër me identitet të rreme.

Avni Metra është dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë dhe sot do të dalë para Gjykatës për të vendosur nëse do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here