Vrasja horror e Vasil Bibës, autori fshihet në shtëpinë e dy shqiptarëve në Holandë

Aktualitet

vasil-bibaGrupi hetimor, që po merret me arrestimin e vrasësve të Vasil Bibës, ka nisur një tjetër letër porosi tashmë drejt Holandës. Informacionet e marra në rrugë operative, tregojnë se autori kryesor i vrasjes, Bledar Mneri strehohet në banesën e dy shqiptarëve.

Fillimisht Mneri është parë në Gjermani, shtet të cilit i është dërguar informacioni i plotë nga autoritet shqiptare rreth veprës penale, që dyshohet se ai ka kryer në vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër mësohet se është bashkëpunuar me Interpolin dhe Europolin për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Policia ka arritur të gjeje dhe sekuestrojë mjetin me të cilin është rrëmbyer dhe transportuar drejt Dajtit, 36-vjeçari Biba.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Range Rover”, në pronësi të një shtetasi nga Tirana. Si bashkëpunëtorë në vrasje dhe në ekzekutim, po hetohen dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor.

Trupi i pajetë dhe pjesërisht i dekompozuar i Vasil Bibës u gjet mesditën e 14 shkurtit nga një bari në zonën e Priskës, në Dajt. Vrasja, sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mashtrimit me shuma financiare dhe një borxhi të pashlyer që viktima i kishte marrë Bledar Mnerit. /TV KLAN

ME TE LEXUARAT