Vlorë-Pogradec, asgjësohen sasi rekord bimësh narkotike, një i arrestuar

Aktualitet

pogradecPolicia e Vlorës njoftoi se ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë kanabis.

Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Ndërkohë Policia e Pogradecit bëri me dije se ka arrestuar një 27-vjeçar, kultivues i 2000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Dardhas.

Bëhet fjalë për Blerand Gjonën, banues në fshatin Prenisht.

Blerand  Gjona, 27 vjeç, banues në fshatin Prenisht.

Ky shtetas, pranë vendit të quajtur Velangovë, mbi fshatin Dardhas, kishte kultivuar 2000 bimë kanabis tek një parcelë toke.

ME TE LEXUARAT