Ja nga se varet liberalizimi i vizave për Kosovën

Kliko per me shume info

vizattMarrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, tashmë është shndërruar në kusht të BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Kjo është theksuar disa herë nga zyrtarë të lart evropian, duke iu bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, në veçanti atyre të opozitës, për ta votuar sa më parë.

Kliko per me shume info

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka futur në agjendë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Opozita vazhdimisht e ka kundërshtuar dhe duket të jetë konsistente në qëndrimet e saj karshi kësaj çështje. Arsyeja e kundërshtimit të tyre, është se me këtë marrëveshje Kosova ia fal rreth 8 mijë hektarë Malit të Zi, shkruan lajmi.net

Por çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, nëse marrëveshja e Demarkacionit nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Mos ratifikimi sipas ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, do të rrezikonte liberalizimin e vizave.

Sipas ministrisë që drejton Çollaku, ratifikimi i marrëveshjes është kusht për këtë proces dhe tashmë MI konsideron se puna ka mbetur të Kuvendi dhe partitë politike që të vendosin për procedimin e kësaj çështje.

“Ne nuk mund të komentojmë për çështjet që i takojnë Kuvendit të Kosovës, por mund të përsërisim se ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi është kusht dhe duhet të ndodh para se të filloj lëvizja pa viza. Në këtë drejtim i takon Kuvendit dhe partive politike në vend të vendosin për kohën dhe mënyrën e procedimit të mëtutjeshëm të kësaj çështje”, thuhet në një përgjigje të MI-së, për lajmi.

Opozita e cila është duke bojkotuar seancat e Kuvendit, janë shprehur se në rast se futet në agjendë ratifikimi i Demarkacionit, do të marrin pjesë për të kundërshtuar me çdo formë. Ndërkaq, këtë marrëveshje me Malin e Zi tashmë po e kundërshtojnë edhe disa deputetë të pozitës, ndërkohë që krerët e shtetit po e marrin si punë të kryer.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here