Ja VIP-at që do agjërojnë këtë Ramazan, do befasoheni nga emrat!

Showbiz

vvvvMund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit.

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji e që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon e Shpat Kasapi.

Po ashtu ë devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë. Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë se megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit Islam përcjell Magazina.al.

Po ashtu në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi.

Mirëpo këtë vit gjërat kanë ndryshuar për dy këngëtaret, Teuta Kurtin e Arta Bajramin.

Ato janë besimtare të devotshme dhe se kanë agjëruar përherë ndonëse sipas tyre ku muaj, është më i bekuari dhe më i adhuruari.

Arta Bajrami ka treguar për Magazina.al, se këtë vit për shkak të shtatzënisë nuk do të agjëron.

“Me gjithë dëshirë do ta agjëroja por unë jam shtatzëne andaj të gjithë agjëruesve ju uroj të kenë lehtësim”, ka thënë Arta.

Po ashtu edhe këngëtarja tjetër Teuta Kurti, e cila njihet për përkushtim të madh ndaj fesë islame, ka thënë se nuk do të agjëroj, pasi ajo pritet shpejt të bëhet nënë e dy binjakëve.

ME TE LEXUARAT