Vrasja në Vlorë, publikohet videoja e kapjes së autorit, kreu 180 grabitje në emigracion

Aktualitet
Vrasja në Vlorë, publikohet videoja e kapjes së autorit, kreu 180

Policia e Vlores ka publikuar videon e arrestimit te autorit te dyshuar ne lidhje me vrasjen e Hiqmet Nexhipit.

Burimet zyrtare kane thene se sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Flobenc Gega, i cili në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip "Glock".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Deison Nallbani, pasi nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton të jetë autori i vrasjes së 53-vjeçarit (H.N) ndodhur mengjesin e datës 23.01.2016, në lagjen "Pavarësia", pranë karburant "Vola", ku u bë ekzekutimi i tij me armë zjarri "Automatik", në automjetin tip "Honda" me targa greke IBM3231, duke pësuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Arrestimi i shtetasit Flobenc Gega, u bë pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje.

Nga informacionet që disponohen nga Policia e Shtetit, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për "Grabitje" dhe "Plagosje".

Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet Belge dhe Italiane për "Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë".

Policia e Vlorës vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT