Video e re, ja pamjet e pasojës së dhunës në kopësht tek 3-vjeçari

Kliko per me shume info

Dhuna e ushtruar prej kohësh nga Administratorja Anjeza Shabani ndaj 3-vjeçarit në kopështin privat “Diren”, ka lënë pasoja të rënda tek fëmija i mitur.

Kliko per me shume info

Emisioni investigativ “STOP” sjell sonte detaje të reja lidhur me këtë rast dhune të transmetuar një natë më parë. Vetëm një ditë pas videos së regjistruar në ambientin e kopështit nga kamerat e “STOP”, babai i djalit 3-vjeçar e ka filmuar atë teksa trembet natën në gjumë.

Në një moment tjetër, po në një video që babi i ka bërë, fëmija kalon në momente acarimi duke ulëritur dhe duke i rënë kokës me grushtet e tij.

Në një intervistë të dytë për mikrofonin e “STOP”, babai i vogëlushit shprehet i shokuar për pamjet e transmetuara dhe dhunën që ka përjetuar i biri në këtë kopësht. Por, gjithashtu ai është shprehur se në atë kopësht është ushtruar dhunë edhe më përpara dhe jo vetëm ndaj djalit të tij. Ai pohon se dhe shumë fëmijëve të tjerë kanë qenë viktima të kësaj dhune.

Gazetarja: Cili ishte reagimi juaj pas gjithë kësaj historie të tmerrshme dhune?

Babai: “Të gjithë si familje ishim të shokuar, nuk po ju besonim syve, pavarësisht se ishim të përgatitur se kishte një material për tu paraqitur. Ishte një “shok” për ne. Fëmija im ka përjetuar një dhunë që as në kampin e Aushvic-it nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Unë kam ardhur të denoncoj edhe një rast tjetër, çfarë pasojash ka krijuar ajo dhunë nga të goditurat që ka marrë. Ju e keni parë edhe videon që fëmija im dridhet. Në orën 2 afërsisht deri në 3 të mëngjesit pasi është regjistruar edhe materiali i dhunës me datën 14, është marrë nga nëna në momentin që ka qenë zgjuar dhe nga unë si baba dhe është munduar të qetësohet. Kemi shkuar në ambientet e dhomës tjetër, kemi ndezur televizorin me muzikë me kuklla dhe ai nuk qetësohej, po ulërinte po hidhej dhe po godiste kokën. Duke manifestuar dhunën që ai ka përjetuar, ndiej veten fajtor vetëm për arsye që e kam dërguar në atë kopësht dhe u bëj një apel të gjithë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kopështe jo të sigurta. Shumica prej nesh kur çojmë makinën në servis i rrimë tek “koka”, pra një vlerë materiale, jo një vlerë njerëzore. Dhe fëmijët i lëmë në kopësht edhe ikim në punë, e i marrim pasdite vetëm kaq. Dëshira më e madhe e imja do ishte që këto fakte dhune të mos ekzistonin, që dyshimet e mija të binin, që fëmija im të mos përjetonte këtë dhunë, por ju falenderoj shumë që ju më bëtë të mundur të vërtetoj dhunën ndaj fëmijës tim dhe drejtësia duhet të vendoset. E bëra dhe për fëmijët e tjerë që të mos dhunohen në atë kopësht sepse aty janë dhunuar edhe fëmijë të tjerë, edhe nga edukatorja që ka qenë më përpara. Jam i bindur që është ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve me iniciale S.B.T dhe një vajzë tjetër, këta edhe më tepër. Madje një moment kur kemi parë videon thuhet aty: Cili po rrihet? Kërkoj një dënim sa më të ashpër për atë femër sepse nuk është thjeshtë një dhunë, është një dhunë psikologjike, traumatike dhe nuk e di nëse fëmija im do të bëhet më. Aty është një dhunë e shënuar në një ditë për dy orë sepse djali im vetëm 3 orë shkon në kopësht, imagjinoni çfarë ka ndodhur aty për 6 muaj rrjesht.”

Po ashtu për mikrofonin e “STOP” ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila thotë se ky rast ka qenë një shuplakë në fytyrë për të dhe për gjithë institucionin e arsimit.

Gazetari: Ashtu siç edhe ju jeni në dijeni, emisioni “STOP” mbrëmjen e kaluar ka transmetur një video, ku tregohet qartë dhuna ndaj një fëmije 3-vjeçar. Në dijeninë e Ministrisë së Arsimit dhe sportit , ky aktivitet privat a ka qenë i licensuar, çfarë procedurash ka ndjekur?

Lindita Nikolla: “Sigurisht ato pamje të trishta të transmetuara dje ishin jo vetëm të urryera , por unë i ndjeva si një shuplakë fytyrës edhe ndaj meje dhe gjithë aktivitetit në krye të institucionit të arsimit. Investiguam gjithë situatën që lidhej me këtë kopësht dhe na rezulton që është një kopësht apo institucion që funksionon në kushtet e informalitetit, pra besoj që jemi në kushtet kur informaliteti godet në mënyrën më të shëmtuar, në atë që është gjëja jonë më e shtrenjtë, fëmijët tanë. Sigurisht pa ju shmangur asnjë lloji përgjegjësie, e kam ndjerë tmerrësisht keq atë situatë dhune, por padyshim duke përforcuar edhe njëherë vullnetin për të dënuar ashpër këdo që dhunon në institucionet tona arsimore. Do të propozoj padyshim përforcimin e rregullave për institucionet arsimore private për të rritur kriteret besoj që do të shërbente nëse do të vendosim një kritek që këto institucione private të jenë të pajisura edhe me kamera sigurie përpara se të licensohen.”

Gazetari: Ministria e Arsimit dhe Sportit a e ka tagrin apo fuqinë që të vërë para përgjegjësisë gjithë sistemin i cili duhet ta kishte kontrolluar këtë aktivitet privat?

Lindita Nikolla: “Sigurisht, MAS ka detyrimin, inspektoriatit shtetëror i arsimit ka detyrimin të inspektojë institucionet që janë të licensuara. Por, besomëni është e pamundur që të trokasësh pas çdo dere të mbyllur apartamenti apo shtëpie private, siç ishte rasti në fjalë dhe të kuptosh se ç’ndodh pas këtyre mureve. Për këtë, na duhet bashkëpunimi së pari me prindërit, me autoritetet lokale , me mediat, me këdo, në mënyrë që të gjithë të jemi të unifikuar për të bërë më së miri detyrën për të mbrojtur fëmijët tanë

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here