Videoja e grabitjes në Kamzë, grabitësi i marketit qëllon si i cmendur

Kliko per me shume info

Tentativa e grabitjes në Kamëz, që përfundoi me plagosjen e punonjëses së supermarketit, është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, autori i maskuar dhe veshur me të zeza mban në dorë një automatik me të cilin qëllon disa herë në drejtim të supermarketit.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, autori ka patur për qëllim të grabiste xhiron ditore të supërmarketit, por nuk ka mundur, pasi ka hasur në rezistencën e punonjësve.

Pak metra me tej ai pritej nga një tjetër person më të cilin dyshohet të jenë larguar me një motoçikletë. Mësohet se dhjetra persona janë shoqëruar në komisariatin nr.5, por ende nuk ka një të dyshuar konkret.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes së të enjtes pranë “Bulevardit Blu”, ndërsa punonjësja e plagosur e supermaketit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here