Letra e pazakontë nga Kukësi për Erion Veliajn: Na merr në juridiksionin tënd

Politikë

letra-veliajKryebashkiaku i Tiranes Veliaj duket se i ka impresionuar nje komunitet njerezish ne zonen e Kukesit. Veliaj ka marrë një letër të pazakontë nga kolektivi i mësuesve dhe nxënësve të fshatit Morinë të Bashkisë Kukës. Ata vlerësojnë punën që kryebashkiaku ka bërë në Tiranë, shpjegojnë situatën e mjeruar në të cilën ndodhet shkolla në të cilën presupozohet të jepet dhe merret dija. Të gjitha përpjekjet e këtyre njerëzve për të pasur një shkollë më të denjë nuk kanë marrë përgjigjen e merituar, ndaj ata i luten Veliajt t’i marrë nën juridiksionin e tij.

Letra e plotë:

Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi një kolektiv i vogël mësues-nxënës në fshatin Morinë të Bashkisë Kukës, pikërisht aty ku bëhet prezantimi i parë i vendit tonë me Kosovën dhe me rajonin. Po bëjmë përpjekje të mira për rritjen e cilësisë së punës mësimore dhe edukative dhe nxënësit.

Kemi parë e dëgjuar për ndryshimet e thella e impresionuese që keni bërë e po bëni për ditë në Bashkinë tuaj, të cilat janë tepër inkurajuese gjatë këtij viti të qeverisjes suaj. Ndaj ju përshëndesim dhe ju urojmë suksese të tjera.

Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Kemi një objekt shkollor shkollor të amortizuar skajshëm, me tavolina, stola e karrike të vjetruara, për të cilat na vjen turp të përdoren nga nxënësit dhe mësuesit. Mungojnë gjërat elementare për zhvillimin normal të mësimit, gjë që ndikon negativisht në edukimin e nxënësve.

Kemi bërë përpjekje me banorët e fshatit dhe me disa firma ndërtimi, kemi kërkuar ndihmën e institucioneve, por nuk na është ofruar ndihma e nevojshme.

Ju lutemi, konsiderojeni shkollën tonë si pjesë e juridiksionit tuaj!

Besojmë shumë tek ndihma juaj.

Ju urojmë suksese!

Për kolektivin mësues-nxënës të shkollës 9-vjeçare Morinë, Kukës“.

ME TE LEXUARAT