VIDEO/ Ja vecoria më e re e Facebook

Teknologji

facebook-pergjonFacebook është duke lansuar një mënyrë të re dhe mahnitëse për përdoruesit e tij, që të shpërndajnë fotografitë dhe videot më të mira përmes platformës.

Edhe pse veçoria ‘Slideshow’ ka kohë që ishte lansuar, përdoruesit tani mund të krijojnë mini-filma duke përdorur fotografitë dhe videot e tyre të ruajtura në Facebook.

Por, kjo veçori e re për momentin është në dispozicion vetëm për përdoruesit e iOS, transmeton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdoruesit e iOS i kanë dy mënyra se si të krijojnë mini-filma:

Mënyra e parë: Sapo të kenë postuar më shumë se pesë foto ose video brenda 24 orëve, aplikacioni do të shfaqë një shikim paraprak të mini-filmit në krye të faqes së të rejave. Kjo mund të shihet në kutinë ‘What’s on your mind?’ sapo përdoruesit të lansojnë aplikacionin.

Përdoruesit më pas duhet të zgjedhin videot dhe fotografitë që dëshirojnë t’i fusin në film, të zgjedhin një dizajn të veçantë, të vendosin titull, të etiketojnë ndonjë mik dhe më pas ta publikojnë.

Mënyra e dytë: Facebook do t’ua ofrojë përdoruesve opsionin ‘Try it’ (Provoje) kur ta shikojnë videon e dikujt të krijuar në këtë mënyrë.

ME TE LEXUARAT