Vdes tragjikisht 34-vjecari shqiptar në Itali

Kliko per me shume info

vdes-shqiptariNjë aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku viktime ka mbetur nje shqiptar.

Viktima është shtetasi Xhetan Ilnica, 34 vjec, i cili sipas medieve italiane, ai jetonte prej disa muajsh në Monfalcone në një fabrikë.

Shqiptarit i ra persiper një objekt me peshë prej 4.4 tonësh, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bashkë me të po punonin edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Kliko per me shume info

Ata punonin në një fabrikë teksa po ngrinin struktura të rënda metalike me vinç. Objekti e zuri viktimën në pjesën e sipërme të trupit paraditen e djeshme, ndërsa u nxor prej andej në orët e pasdites.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet. Rasti konsiderohet aksident në punë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here