E zë objekti 4.4 tonësh, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Aktualitet

polici-italiNjë aksident tragjik ka ndodhur në Itali, kur ka humbur jetën një 35 vjeçar shqiptar. Viktima është shtetasi Xhetan Ilnica dhe sipas medieve italiane, ai jetonte prej disa muajsh në Monfalcone në një fabrikë.

Viktimës i ra një objekt me peshë prej 4.4 tonësh, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bashkë me të po punonin edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata punonin në një fabrikë teksa po ngrinin struktura të rënda metalike me vinç. Objekti e zuri viktimën në pjesën e sipërme të trupit paraditen e djeshme, ndërsa u nxor prej andej në orët e pasdites raporton Ora News.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet. Rasti konsiderohet aksident në punë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

ME TE LEXUARAT