Vdes rreshteri i FSK’së, Ahmet Menxhiqi

Kliko per me shume info

fsk-kosovePas një sëmundje të rëndë, më 7 qershor 2016 në Gjermani, ka ndërruar jetë pjesëtari i FSK-së, rreshter Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, pjesëtar i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën ,,Minatori’’ në Mitrovicë.

Rreshter Ahmet Menxhiqi u lind më 19 mars 1977 në Sfaraqak, komuna e Vushtrisë.

Kliko per me shume info

Ai që nga mosha rinore i shërbeu vendit duke u radhitur fillimisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), në luftën për çlirimin e Kosovës, pastaj pas çlirimit u angazhua me shërbim në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës(TMK).

Rreshter Menxhiqi, pas vetes ka lënë prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. u prehte ne paqe ;;;shpresoj qe qeveria ti lidhin pension familjes gruas dhe femijeve ;;;se ishte hero ;;;; MERCI TRIM …..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here