Vajza e zhdukur në Fier, familjarët: Telefonata e fundit pasi iku nga shtëpia

Kliko per me shume info

vajza-fier2016Një fejesë e vendosur nga prindërit mund të jetë bërë shkak për zhdukjen e një 17-vjeçarje në fshatin Marinzë në Fier. Ajo është larguar prej një muaji nga shtëpia, ndërsa familjarët e kanë denoncuar këtë fakt në polici.

“Më tha që jam në Kosovë me një vlonjat, por nuk ma tha emrin. E gjeta në Facebook më tha dhe e pëlqeva”, rrëfen Gramoz Rrethi, babai i vajzës së zhdukur.

Kliko per me shume info

“Ishte e mërzitur dhe nisi të qante. Tha vetëm që jam mirë, por nuk foli më shumë. Zërin e kishte shumë të mbytur”, tregon e ëma e 17-vjeçares, Rozeta Rrethi.

Policia e Fierit nisi hetimin dhe po kërkon të zbardhë telefonatat e vajzës me familjen. Por edhe këto të fundit janë ndërprerë duke rritur ankthin e familjarëve për fatin e vajzës.

Ledia Rredhi është nxënëse e viti të dytë në gjimnaz, por e kishte braktisur shkollën disa ditë përpara se të largohej nga shtëpia.

Familjarët dyshojnë se vajza po mbahet me zor. “Derisa nuk foli mirë dhe po qante, kuptova që nuk është mirë”,

Ledia Rredhi ka telefonuar disa herë pas largimit nga shtëpia, por nuk ka treguar emrin e personit me të cilin po jeton. Telefonata e fundit ishte tre javë më parë.tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here