Themelimi i Ushtrisë së Kosovës shqetëson Serbinë

Kosovë&Rajon

ushtria-kosoveThemelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës mund të jetë vetëm një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëe, thonë në Qeverinë e Serbisë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka thënë TribunaChannel se një destabilizim të tillë nuk do ta donin asnjëra palë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Serbisë është e qartë se – në bazë të marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e qershorit të vitit 1999 në mes të ushtrisë jugosllave dhe të NATO-s, përkatësisht KFOR-it, forcë e vetme ligjore e armatosur në territorin e Kosovës (Kosovës dhe Metohisë, siç ne themi) është KFOR.

Ne mendojmë se çdo militarizimi i ri në rajon, që ka vuajtur aq shumë për shkak të luftrave, mund të jetë vetëm një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëve, të cilën ne të gjithë e duam”, ka thënë Marko Gjuriq.

Por, në Qeverinë e Kosovës shprehen se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti,” është shprehur për TribunaChannel ministrja për dialog Edita Tahiri.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë, pretendojnë se themelimi i forcës mund të bëhet vetëm nëse bëhen pazare të reja me Qeverinë e Serbisë.

Por, këtë e mohon ministrja për dialog, Edita Tahiri, si kryenegociatore e nivelit teknik të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel.

ME TE LEXUARAT