Udhëtimi i tifozëve në Euro 2016, UEFA publikon tjetër video emocionuese për Shqipërinë

Kliko per me shume info

tifooUEFA publikon një tjeter video reportazh emocionues të Danielit, një tifoz shqiptar, emigrant i cili udhëton drejt Lensit për të parë ndeshjen e kombëtares kundër Zvicrës.

“Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Europian dhe shkuarja në Francë është momenti më i bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Mezi po pres të shkoj” thotë ai.

Kliko per me shume info

Më pas vjen momenti kur djaloshi përmes skajp i tregon surprizën të atit se i kishte blerë dhe atij një biletë.

“Babai im gjithmonë ka parë në televizor ndeshjet e kombëtarës. Shkuarja në Lens për ta parë nga stadiumi ndeshjen do të jetë emocioni më i madh”.

Në Lens atmosfera është e mrekullueshme. “Endrra u bë realitet” thotë i ati tepër i emocionuar. Shqipëria humbi dhe Zvicra shënoi një gol, megjithatë momentet që kanë përjetuar në stadium janë të paharrueshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here