Paralajmëron UEFA: Kjo kombëtare mund të përjashtohet nga “Euro 2016”

Kliko per me shume info

angli-rusiAnglia mund të përballet me një përjashtim të mundshëm nga Euro 2016, nëse skenat e dhunës që filluan para dhe pas ndeshjes me Rusinë vazhdojnë, ka paralajmëruar UEFA.

Sipas raporteve, Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka paralajmëruar Anglinë dhe Rusinë se nuk do të hezitojnë t’i vendosin sanksione të mëtutjeshme nëse dhuna ndodh përsëri.

Kliko per me shume info

Pasi filloi një hetim për dhunën që u pa mbrëmë në stadium, UEFA ka konfirmuar se nëse përsëriten skena të ngjashme gjatë kampionatit, Anglia dhe Rusia mund të përjashtohen nga gara.

“UEFA shpreh neverinë e saj të plotë për përleshjet e dhunshme që ndodhën në qendër të qytetit të Marseille, dhe shqetësimin e saj serioz për incidentet në fund të ndeshjes brenda Stade Velodrome”, thuhet në qëndrimin e UEFA-s.

“Kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në futboll”, tha UEFA.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here