Turqi, arrestohen 13 militantë të ISIS për sulmet në aeroport

Kliko per me shume info

dash-sulmiSë paku 13 militantë të Shtetit Islamik janë arrestuar në Izmir të Turqisë në kuadër të kontrolleve të shumta pas sulmit vdekjeprurës në aeroportin kryesor të Stambollit që la pas 42 persona të vdekur dhe 239 të plagosur.

Policia turke po zhvillon kontrolle intensive në shumë zona të vendin për kapjen e elementëve të dyshuar se kanë lidhje me sulmin.

Kliko per me shume info

Të paktën 16 bastisje janë kryer në Stamboll gjatë natës së shkuar, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve thotë se midis të arrestuar, tre janë shtetas të huaj.

Gazeta turke Hurriyet, ka identifikuar një të dyshuar si shtetas rus nga Çeçenia. Autoritetet turke kanë bërë përgjegjës ISIS-n për dy sulmet vetëvrasëse në aeroportin “Ataturk”, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Shpërthimet ndodhën mbrëmjen e së martës (28 qershor). Qeveria turke ka deklaruar se ISIS mbante vulën e shpërthimeve, organizata nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here