Tritoli te banesa e ish-drejtorit të Postës, ja autorët e hetuar dhe çfarë u zbulua

Kliko per me shume info

dera-shperthimPolicia e Tiranës vijon hetimet lidhur me shpërthimin e rreth 500 gr C4, një javë më parë në një pallat 13­katësh në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Margarita Tutulani”, ndërsa zyrtarisht Policia e Tiranës tha se sasia e eksplozivit ishte vendosur në katin e pestë të pallatit, afër me banesën e një 55­ vjeçari. Ditën e ngjarjes, burime pranë policisë bënë me dije se banesa i përkiste shtetasit Naim Kaçorri.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, ditën e djeshme, burimet e policisë thanë për “GSH” se pista kryesore e hetimit është përqendruar mbi faktin se autori, ende i paidentifikuar, mund të ketë ngatërruar objektiv. Kjo, pasi sipas hetimeve të policisë, ka rezultuar se familja Kaçorri nuk ka pasur probleme të hapura me ndonjë person, shkruan Gazeta Shqiptare.

Fillimisht, 55­ vjeçari u hetua mbi faktin se Naim Kaçorri më herët ka mbajtur disa detyra të rëndësishme, ku ka qenë edhe drejtor i Postës në Dibër, ndërsa bashkëshortja e tij është doktoreshë. Hetimi nisi edhe ndaj djalit të tij që jeton në Spanjë, por rezultoi se ky person nuk ka pasur probleme në shtetin e huaj.

Sakaq, hetuesit e çështjes nisën hetimet edhe për disa persona të tjerë që banojnë pikërisht në të njëjtin pallat. Konkretisht, burime pranë uniformave blu sqaruan se u hetuan dy djem të rinj nga qyteti i Fierit, të cilët punonin në Tiranë dhe jetonin me qira në pallatin që ndodhi shpërthimi, por rezultoi të mos ishin ata objektivi i atentatit.

Të njëjtat burime pohuan se është duke u hetuar edhe familja që jeton përballë banesës së familjes Kaçorri, për faktin se autori mund të ketë ngatërruar edhe derën e apartamentit. Si pasojë e shpërthimit pati dëme të shumta materiale, kryesisht nga kati i tretë deri në atë të shtatë të pallatit, dhe fatmirësisht jo të dëmtuar në njerëz.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here