Trajneri personal padit Silvester Stallonen për vjedhje ideje

Kliko per me shume info

stallone-perlotetNjë trajner personal do të ngrejë padi rreth 7 milion dollarë kundër Silvester Stallone duke pretenduar se i kanë vjedhur idenë për një shfaqje televizive, raporton NBC News.

Ish ylli i Rocky i vodhi idenë për një shfaqje të quajtur America’s Next Great Trainer, thotë trajneri Rob Fletcher.

Kliko per me shume info

Rreth vitit 2009 ai formuloi idenë për America’s Next Great Trainer, të cilën ai e kishte parashikuar si një konkurs ku 6 nga 10 konkurues do të ishin partnerë me trajnerët personal. Ekipet do të konkurronin në një shumëllojshmëri të kategorive, dhe një ekip do të eleminohej cdo javë.

“Mendojeni sikur të ishte si American Idol për trajnerët e palestrës”, tha Fletcher për Journal Neës në mars të 2015.

Në vitin 2015, ai mëson përmes një prej shokëve të tij që ishte trajner se Stallone do të bënte shfaqjen e tij televizive. Fletcher zbuloi se shfaqja do të kishte 10 konkuruese femra të cilat do të ciftëzoheshin me trajnerë.

Shfaqja paraqiti një sërë sfidash fizike dhe një format eleminimi. Fletcher u mërzit shumë nga ngjashmëria që pa në shfaqjen e Stallones me idenë e tij.

“Unë po mundohesha të gjeja ndonjë ndryshim tek shfaqja, pastaj më vonë thashë: ‘Në rregull, ai po bën emisionin tim’”, tha Fletcher.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here