Tragjike, dy fëmijë mbyten në një gropë në Prishtinë

Kliko per me shume info

grope-prishtine“Nga aty janë nxjerrë dy trupa të pajetë, i një djalit të moshës 11 vjeçare dhe një femre 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rërë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.

Kliko per me shume info

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta.”

“Nga aty janë nxjerrë dy trupa të pajetë, i një djalit të moshës 11 vjeçare dhe një femre 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti për Klan Kosova nga Policia e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Tash për tash nuk kemi ndonjë të arrestuar, por që do të shikohet se kush e ka hapur këtë gropë dhe cili ka qenë qëllimi i hapjes së saj”, ka shtuar Ahmeti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here