Tragjike në Itali, treni shtyp për vdekje 15-vjecarin shqipar

Kliko per me shume info

treni-italiNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në komunën Calcinato në provincën e Breshës në Itali.

Sipas policise, 15 vjecari me origjinë shqiptare, Klodian Seferaj, djali i një familje emigrantësh është shtypur nga treni ndërsa po luante me top me miqtë e tij përgjatë binarëve në stacionin e Ponte San Marco në komunën Calcinato në provincën e Breshës.

Treni po udhëtonte me shpejtësi mjaft të lartë, rreth 130 km /orë, në drejtim të Breshës e makinisti i tij nuk kishte kuptuar asgjë çfarë kishte ndodhur.

Kliko per me shume info

Miqtë e Klodianit kanë lajmëruar menjëherë ndihmën e shpjetë mjekësore por ka qënë mjaft vonë për t’i shpëtuar jetën.

15 vjeçari shqiptar banonte vetëm pak metra më larg nga ku ndodhi tragjedia së bashku me prindërit e dy motrat e tij më të mëdhaja në moshë.

Miqtë e tij që asistuan në këtë ngajrje ndodhen nën gjëndje shoku në spitalin e zonës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here