Top Awards, kush ishin këto dy vajza me të zeza lidhur me zinxhirë në tapetin e kuq?!

Kliko per me shume info

zinxhireeDy vajza me rroba te zeza te lidhura me zinxhire…!

U shfaqen ne tapetin e kuq para dhe pas shume perzonazheve te kollarisur dhe te veshur me firmato.

Kliko per me shume info

E bene kete sigurisht per te dhene nje mesazh. Ja si eshte shprehur Aulona Musta ne Instagram:

Mbreme zgjodhem te mos bejme parakalimin a zakonshem ne tapetin e kuq ne Top Awards. Shfrytezuam nje eveniment si ky, per te veshur mbi rrobat e bukura petkun e vertete te ketyre koheve. Erdhem te veshura zi, te lidhura me zinxhire, si cdo grua, cdo femije, fundja cdo individ ne kete vend.
Sollem ne feste pak deshperim, per te treguar se cudia me e madhe nuk duhet te zgjase me tre dite. Se nuk duhet te sensibilizohemi vetem kur shikojme videoskandale…
Ishim aty si viktima, pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu…Ishim aty…ishim aty…dhe ndoshta nuk pane edhe kete here…ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t’i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave…per t’i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here