Një tjetër kryebashkiak i dënuar si tutor prostitutash?

Kliko per me shume info

kr-bashkiakuEmri i një tjetër kryebashiaku përmendet si i dënuar në Itali. Sipas PD, Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit këtë vepër të rëndë penale, të kryer në Milano, në vitet 94 – 95.

Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjes, Myslim Murrizi thotë se në fushatën për zgjedhjet lokale të 2015 -ës, Kryetari i Partisë Socialsite të Divjakës, Berti Mane e akuzoi Kryebashkiakun Kokoneshi se, në 1995 ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë dhe për këtë vepër është dënuar nga gjykate italiane.

Kliko per me shume info

Por kjo akuzë e demokratëve solli reagimin e një banoreje të Divjakës.

Ky rast, sipas opozitës, duhet të hetohet nga Prokuroria.

Por Kryebashkiaku i Divjakës, Alfred Kokoneshi, i cilësoi shpifje akuzat e demokratëve. Ai që duhet të largohet, tha ai, është kreu i PD-së së Lushnjes, që sipas tij, është dënuar nga Gjykata e Durrësit për mitmarrje.

Demokratët thonë se Kryebashkiaku i Divjakës duhet të lërë mandatin, pasi ka fshehur një procedim penal që autoritetet italane kanë marrë ndaj tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here