Arrestohet 38-vjecari në Tiranë, ja lista e vjedhjeve të kryera

Kliko per me shume info

policia2015Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person, të akuzuar për një sërë vjedhjesh.

I arrestuari është Elton Premçe, 38 vjeç, banues në Tiranë , i  dënuar më parë në Francë për vjedhje. Ky shtetas është kapur në flagrancë në saj të operacionit “Skifteri”, duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit G. S.

Kliko per me shume info

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në juridiksione të ndryshme, ku ky shtetas dyshohet të jetë autori.

Lista e Vjedhjeve të kryera:

Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.

Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases  A. S.

Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.

Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.

Më datë 14.05.2016, vjedhje e  kasetofonit në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.

Më datë 17.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer më shumë se një herë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here