Tiranë, 18 persona helmohen nga ushqimi në lokal tek ish-blloku, zbulohet shkaku

Kliko per me shume info

ambulanca14Nje numer prej 18 personash kanë mbetur të helmuar ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e bllokut pranë Librit Universitar, raporton lajmifundit.al.

Kliko per me shume info

Lajmi është bërë me dije nga policia e cila tha se 18 pacientët po marrin mjekim në spital.

Ata kanë shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi dhe më pas kanë pasur komplikacione të tjera shtesë.

Nga analiza qe eshte bere ka rezultuar se personat e helmuar kane dale me salmonele.

“Kishin marrë nga një sallatë cezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë.

Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës. Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve.

Mjekët thonë se disa prej pacientëve janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit dhe 10 prej tyre janë shtruar, ndërsa 8 të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar.

“Ne i quajmë toksikoinfeksion dhe gastrointerite, me shqetësime si temperaturë të vjella, diarre. Investigimi na çon në konsumin ndoshta edhe të një tip ushqimi të vetëm që shkon në me këto forma helmimesh”, shprehet Prof Dr.Arjan Harxhi , mjek infeksionit, për “Top-Channel”.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here