Tifozët rusë të futbollit janë “luftëtarë të trajnuar”

Aktualitet

poroshenkoPresidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se tifozët rusë të futbollit, që kanë kryer dhunë në qytetin Marsejë, gjatë Kampionatit Evropian, kanë qenë “luftëtarë të trajnuar që vrasin”.

Poroshenko i ka bërë këto komente për televizionin francez, përpara se të takohet me presidentin e Francës, Francois Hollande, sot në Paris.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy britanikë mbeten në gjendje kome pasi janë plagosur rëndë, përpara ndeshjes Angli-Rusi në Marsejë, më 11 qershor.

Ata janë në mesin e 35 të të plagosurve, shumica britanikë, gjatë tre ditëve të dhunës.

Prokurorët francezë kanë thënë se tifozët rusë kanë sulmuar mbështetësit e Anglisë në mënyrë të orkestruar.

Tre rusë kanë marrë dënime deri në dy vjet burgim dhe gjashtë anglezë deri në gjashtë muaj.

ME TE LEXUARAT