Policia flet për ngjarjen në Kamzë, plagoset punonjësja e marketit, u përlesh me grabitësit

Kliko per me shume info

Policia flet per ngjarjen e ndodhur ne Kamze mbremjen e te enjtes. “Më datë 16.06.2016, rreth orës 21:55, në qëndër Kamëz tek Big Market ka patur të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se shtetasja I.D 19 vjeçe te jete plagosur ne kembe jashte rrezikut per jeten”, tha policia.
Burimet zyrtare thane se në vendngjarje kanë shuar shërbimet e Komisariartit të Policisë Nr.5 dhe shërbimet “Shqiponja” dhe po ndjekin veprimet.
ngjarja-kamzeZbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e te enjtes ne Kamze. Një punonjëse supermarketi ka mbetur e plagosur rëndë në një tentativë grabitjeje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur një person i armatosur me kallshnikov hyri në supermarket, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e armës kërkoi të merrte paratë nga kasa.

Punonjësja A.Dushku, 25 – vjeçe, është afruar pranë kasës por grabitësi ka nisur të qëllojë dhe plumbat kanë plagosur të renë.
Në tentativë për t’u larguar nga marketi, agresori ka qëlluar sërish mbi punonjësen e cila është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit.

Kliko per me shume info

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, të cilët kanë rrethuar të gjithë perimetrin e zonës dhe po punonjë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Raportimi i pare
policia-rrugoreNjë person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e sotme në Kamzë.

Policia bën me dije se i dëmtuari u qëllua me një plumb në këmbë në një ngjarje e cila ende 2është e paqartë.

Drejt vendit të krimit janë nisur efektiva të komisariatit nr.5.

Sipas njoftimeve te deritanishme mesohet se ngjarja ka ndodhur prane nje lokali ne qender te Kamzes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here