"SGS" kërkon rritje të tarifave të kolaudimit, ja përgjigja e Ministrisë

Aktualitet

kolaudimiMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka konsideruar si të parakohshme kërkesën e kompanisë “SGS”, që ka koncesionin e shërbimit të kolaudimit të automjeteve. Kompania “SGS” ka dorëzuar pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 %, rreth 200 lekë. Kërkesa bazohet në pikën 8.2.2 të kontratës koncesionare të vitit 2009, që parashikon rishikim të tarifave çdo 3 vjet, për të reflektuar rritjen e normës së inflacionit.

“Ministria e Transportit, pas kësaj kërkese ka ngritur menjëherë një grup pune, i cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi i punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë. Periudha kur palët sipas kontratës duhet të diskutojnë për tarifat bazuar në pikën 8.2.2 të kontratës, është shtatori i vitit 2016”, sqaron përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Transportit.

ME TE LEXUARAT