Igli Tare: Jam krenar për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016

Kliko per me shume info

igli-tareEdhe Igli Tare i gëzohet suksesit të parë të Shqipërisë në një kampionat europian.Ish sulmuesi i kombëtares kuqezi , aktualisht në postin e drejtorit sportiv te klubi italian i Lazios në një intervistë për mediat përtej Adriatikut ka folur për fitoren fantastike që regjistroi, Shqipëria ndaj Rumanisë.
“Kjo skuadër më ka pëlqyer në të treja ndeshjet që ka zhvilluar në kampionatin europian sepse ka përcjellë vlerat e vërteta të popullit shqiptar, që janë dëshira dhe vendosmëria për ti shkuar deri në fund dickaje, theksoi Igli Tare.

42 vjecari më pas shtoi: Në këto dy javë, këta djem na kanë përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme, të shikoje stadiumin e Lyonit me 30 mijë tifozë shqiptarë në shkallët impinatit ishte dicka me të vërtetë e vecantë për mua personalisht, deklaroi në vijim Igli Tare. Drejtori sportiv i Lazios bëri me dije se i gjithë populli shqiptar është i kënaqur me punën e futbollistëve të kombëtares dhe trajnerit Gianni De Biasi.
Edhe nëse nuk kualifikohen si prej 4 ekipeve më të mira të renditura në vendin e 3-të, kjo skuadër ka realizuar dicka të jashtëzakonshme shtoi Tare. Gjatë kësaj periudhe Lazio ka shfaqur interes për Milot Rashicën. I pyetur për këtë temë, drejtori sportiv i bardhekaltërve theksoi se 19-vjecari i Vitesses është një talent i lindur dhe do të ketë një të ardhme të madhe duke mos përjashtuar mundësinë se një ditë Rashica mund të veshë fanellën e Lazios.ssport

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here