Pas Çakos rrezikon postin dhe Saimir Tahiri, Prokuroria nis hetimet për ministrin

Kliko per me shume info

saimir-tahiriiiBurime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se po verifikohet dhe roli i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në çështjen e përgjimeve.

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Kliko per me shume info

Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Ndaj Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.

Gjithashtu dhe për Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”. Ai akuzohet ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here