Pezullimi i Çakos, Tahiri sulmon gjyqtarin: Ka liruar vrasës e përdhunues, i korruptuar!

Kliko per me shume info

saimir-tahiriiiMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar serish per pezullimin e Haki Çakos nga detyra, duke sulmuar ashper gjyqtarin Arjan Aliaj.

Sipas Tahirit, gjyqtari në fjalë ka liruar më parë nga burgu përdhunues e vrasës dhe e ka cilësuar si përfaqësuesin e korporatës së të korruptuarve.

Kliko per me shume info

“Është një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës. Papritmas disa vite më pas kthehet në detyrë. Ky gjyqtar është përfaqësuesi i korporatës së të korruptuarve.

Drejtësia sot është e kapur peng. Ky gjyqtar ka liruar vrasës e përdhunues. Gjyqtari Aliaj i shpërben pushtetit politik”, tha Tahiri.

Këto deklarata ministri i Brendshëm i bëri në aktivitetin për 1-vjetorin e Komisariatit Dixhital.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here