Tahiri sulmon gjyqtarë e prokurorë: Korporatë që mbrojnë liruesit e vrasësve

Kliko per me shume info

tahiri2016Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar prapë në lidhje me qëndrimet e sotme të gjyqtarëve dhe prokurorëve për Reformën në Drejtësi, duke thënë se këta janë shndërruar në një korporatë që mbrojnë njëri tjetrin.

Duke i konsideruar një pjesë të tyre të korruptuar dhe të lidhur politikisht, ministri i Brendshëm bëri thirrje për të gjithë funksionarët e sistemit të drejtësisë se kjo qeveri është e vendosur për ta bërë këtë reforma, pasi sipas tij kjo është rruga e duhur për ta bërë Shqipërinë e drejtë.

Kliko per me shume info

“Ka dhe nga ata qe flirtojnë me botën e krimit. Mbrohen nga pushteti politik që i mban atje për shërbimet politike që bëjnë. Kur lirojnë përdhunuesit dhe vrasësit i mbrojnë. Sot pas deklaratave të mia reaguan unione prokurorësh e gjyqtarësh. Janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre.

Ajo që është e qartë është se si ka mundësi që këta nuk kanë reaguar që një gjyqtar që ka liruar një varës dhe përdhunues kthehet në detyrë. Askush nuk ka reaguar. Solidarizojnë njëri tjetrin në një korporatë kriminale. Duke mbrojtur njëri tjetrin u bien në qafë qytetarëve duke u mohuar të drejtën. Nuk janë të gjithë njëlloj.

Ka prokurorë dhe gjyqtarë që janë model se si duhet ta bëjnë nesër sistemin e drejtësisë. S`ka rrugë tjetër veçse miratimi i reformës në drejtësi gjyqtarëve të ndershëm që s`vendosin sipas xhepit”, tha Tahiri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here